Telegrafi

Musacchio mund të largohet nga Milani, klubet angleze Watford e Fulham pas tij

Mbrojtësi i Milanit, Mateo Musacchio, është në orbitën e klubeve angleze si Fulham e Watford.

Sipas Calciomercato.com, mbrojtësi  28-vjeç do të kërkohet në janar nga klubet angleze.

Ai është duke luajtur rregullisht këtë edicion  pas largimit të Leonardo Bonuccit.

Por ardhja e Mattia Caldaras ka bërë që ai të mendojë largimin, pasi do të kërkohet që t’i bëhet italianit vend.

Fulham vetëm se ka qenë pas Musacchios në verë, por tani Watford me pranuar familjen Pozzo, po e duan në klubin e tyre.

Nuk anashkalohet as kalimi i tij te klubi i Pozzos në Serie A, Udinese.

Gennaro Gattuso dëshiron ta mbajë në skuadër ish mbrojtësin e  Villarrealit që erdhi për 18 milionë euro në vitin 2016.

Milani e konsideron çmimin e tij deri në 20 milionë euro. /Telegrafi/