Atleti Musa Hajdari doli i shtati në Kampionatin Ballkanik të Sallës që u mbajt të shtunën në Stamboll të Turqisë.
Rezultati i tij ishte më i miri prej garuesve tanë, pasi atletët tjerë Astrit Kryeziu (800 m.), Erudit Rysha (kërcim së gjati), Lirije Peci (400 m.), Albina Deliu e Greqa Bakraqi (800 m.) përfunduan kryesisht në vendet e fundit.
Rezultatet e seniorëve nuk ishin as të përafërta me ato të U-20, të cilët në fillim të këtij muaji fituan dy medalje ballkanike.
Muhamet Ramadani kishte dalë i artë, ndërsa Alaudin Suma i bronztë, të dy në hedhjen e gjyles.