Site icon Telegrafi

Musa, Donës: Të dua edhe sikur të jesh tullace

Musa dhe Dona, duket se nuk e ndjejnë aspak peshën e nominimit për këtë javë.

Ndoshta edhe për faktin se ashtu si edhe në javët e kaluara janë tepër të zënë duke u marrë me njëri-tjetrin.

Por përpos puthjeve dhe fërkimeve, mes tyre duket se çdo ditë e më tepër po formohet një lidhje e fortë dashurie, e cila mund të zgjasë edhe jashtë shtëpie.

Nuk janë të pakta rastet kur ata ia shprehin njëri-tjetrit dashurinë, por Musa duket se e pëlqen aq shumë karakterin e Donës sa i thotë se ai do ta donte atë edhe nëse do të ishte tullace.

Exit mobile version