Site icon Telegrafi

Murtezaj po qëndron për vizitë të rëndësishme në Greqi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj fillon sot vizitën zyrtare në Athinë.

Zëvendësministri Murtezaj do të takohet me homologun e tij grek, Dimitris Mardas me të cilin do të diskutojnë për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy vendeve si dhe thellimin e bashkëpunimin ekonomik.

Murtezaj në Athinë po e udhëheq delegacionin kosovar të përbërë nga zyrtarë të MPJ-së dhe resorë tjerë qeveritar. /Telegrafi/

Exit mobile version