Telegrafi

Murseli: Pas kontrolles rutinore mjekësore, Pacolli do të vazhdojë për në rezidencën e tij në Hajvali

Këshilltari i liderit të Aleancës Kosova e Re, Naim Murseli, ka thënë se Behgjet Pacolli pritet të arrijë në Prishtinë së shpejti.

Përmes një postimi në Facebook, ai po ashtu sqaroi se atij i është aprovuar kërkesa dhe me të arritur në aeroport do t’i nënshtrohet kontrolleve rutinore mjekësore.

Murseli theksoi se pas kontrolleve, Pacolli do të niset për rezidencën e tij në Hajvali.

“Në këto momente, Pacolli do të udhëtojë për në Prishtinë. Kërkesa është aprovuar, dhe nisja po bëhet nga Tirana, ku edhe ishte duke qëndruar këto ditë. Më të arritur në aeroport ai do ti nënshtrohet kontrollës rutinorë mjekësore, për të vazhduar pastaj në rezidencën e tij në Hajvali”, shkruan Murseli. /Telegrafi/