Telegrafi

Murray ngacmon Federerin duke i thënë se Granit Xhaka është sportisti më i madh i lindur në Bazel

Andy Murray ka befasuar legjendën e tenisit Roger Federer duke thënë se ylli më i madh i sportit i lindur në Bazel luan për Arsenalin.

41 vjeçari u tërhoq nga tenisi profesionist muajin e kaluar me ndeshjen e tij të fundit që erdhi në Kupën e Laver, duke u bashkuar me rivalin e vjetër Rafael Nadal kundër Frances Tiafoe dhe Jack Sock.

Fatkeqësisht, ylli zviceran humbi së bashku me shokun e tij në një tae-break të fundit.

Megjithatë, Federer u tërhoq si një nga më të mëdhenjtë e tenisit, duke fituar 20 Grand Slame në karrierën e tij të gjatë.

Por, rivali i vjetër Murray e befasoi Ferdererin duke thënë se ka një yll më të mirë sportiv të lindur në Bazel, i cili aktualisht po e vazhdon karrierën e tij në Londrën Veriore.

Skocezi Murray, natyrisht, i referohet Granit Xhakës së Arsenalit, historia e të cilit mund të jetë impresionuese për shumëkë.

Duke folur për Aargauer Zeitung , Murray deklaroi: “I dërgova një mesazh Rogerit (Federer), kur zbrita në Basel, dhe i thashë: ‘Sapo kam shkelur qytetin e një prej sportistëve më të mëdhenj në botë: Granit Xhaka. E di që Granit Xhaka është nga këtu”.

“Unë jam një tifoz i madh i Arsenalit. Xhaka po luan shumë mirë këtë sezon. Ai shënoi një tjetër gol të mrekullueshëm të dielën”.

Mesfushori i Topçinjve ka katër gola dhe tre asistime në të gjitha garat dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të kryesojë në Ligën Premier. /Telegrafi/