Telegrafi

Muriqi vazhdon shkëlqimin, shënon një tjetër gol të bukur me Rizesporin

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur nga minuta e parë ndeshjes mes Rizesporit dhe Antalyasporit.

Por vetëm pas gjashtë minutash lojë, prizrenasi e ka gjetur golin në këtë takim.

Muriqi gjuajti bukur nga distanca dhe topi shkoi në rrjetën e portierit mysafir.

Goli ndaj Antalyasporit ishte i shtati këtë kampionat për sulmuesin prizrenas. /Telegrafi/