Telegrafi

Muriqi vazhdon me gola

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar edhe një gol në futbollin turk.

Anëtari i skuadrës Giresunspor që bënë gara në ligën e dytë turke, ka realizuar në takimin ndaj Yeni Malatyasporit në udhëtim.

Vedati shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në pjesën e parë 2-1, në minutën e 13-të për ta ngushtuar epërsinë.

Ky ishte goli i 14-të i Muriqit në Ligën e Dytë të Turqisë, ndërsa ndeshja është duke u luajtur ende dhe prizrenasi ka mundësi që të shënoi edhe tjerë gola. /Telegrafi/