Telegrafi

Muriqi vazhdon me gola, i siguron fitoren Rizesporit (Video)

Vedat Muriqi ka vazhduar me formë të mirë pas transferimit te Rizespori.

Sulmuesi prizrenas ditë më parë iu bashkua Rizesporit në Ligën e Parë turke nga skuadra e Superligës, Genclerbirligi.

Pasi ishte hero i Rizesporit në ndeshjen e parë duke shënuar dy gola, Muriqi ka vazhduar me formë të lartë edhe sot.

Ai ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij 1-0 ndaj Adana Demirspor.

Golin e vetëm në këtë ndeshje Muriqi e shënoi pesë minuta para fundit të ndeshjes pas një asistimi të mirë nga Yalcin.

Me këtë gol Vedati ka quar në tre numrin e golave këtë edicion në Ligën e Parë turke.

Pas kësaj fitore të vlefshme, Rizespor është ngritur në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë një më pak se lideri Umranyiespor. /Telegrafi/