Genclerbiligi ka shënuar fitore të lartë në kuadër të kupës turke kundër Amedsporit.
Këtë të fundit skuadra e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi e ka deklasuar me rezultat 6:0.
Sulmuesi shtatlartë i përfaqësueses së Kosovës ishte protagonist i ndeshjes së vlefshme për grupin C, transmeton Telegrafi.
Prizrenasi shpërdoroi një penalti në minutën e 30-të të takimit duke mos ish qenë i saktë.
Por, atë që nuk e arriti prej pikës së bardhë, Muriqi e realizoi në minutën e 82të të takimit, i cili vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 6-0 për Genclerbirligin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=tlMFlOO3ZEs