Telegrafi

Muriqi shënon gol ndaj liderit turk Basaksehirit

Foto: Rizesport/Twitter

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin sot (e shtunë) në Superligën e Turqisë.

Muriqi po kalon nëpër formë të mirë në kampionatin turk tash e disa vite, duke shënuar edhe gola.

Një të tillë e ka bërë edhe sot (e shtunë) gjatë ditës, në ndeshjen e humbur në shtëpi.

Lexo po ashtu Muriqi i pandalshëm, i shënon gol të bukur Fenerbahces

Sulmuesi shtatlartë nga Prizreni ka shënuar gol në humbjen 2-1 që skuadra e tij Rizespor e pësoi ndaj liderit të Superligës turke, Basaksehir.

Ky gol i sulmuesit të Kosovës erdhi në minutën e 79-të të ndeshjes dhe ngushtoi rezultatin në 1-2, por nuk mjaftoi që skuadra e tij të marr rezultat pozitiv.

Muriqi duke festuar një nga golat e tij me fanellën e Rizesporit (Foto: Rizespor/Twitter)

Me këtë gol, ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit arrin në kuotën e tri golave, teksa ka edhe dy asistime.

Golin e Muriqit mund ta shihni nga sekonda e 30-të e videos. /Telegrafi/