Site icon Telegrafi

Muriqi përfundimisht i Lazios: Javën e ardhshme niset prej Stambollit për në Romë

Vedat Muriqi po përgatitet për një aventurë të re te Lazio, pasi javën e ardhshme pritet të përfundojë kalimin nga Fenerbahce.

Sulmuesi prizrenas do të jetë lojtari më i ri i skuadrës italiane, derisa ajo turke është pajtuar për shitjen e tij.

Shuma e transferimit do të jetë 17.5 milionë euro plus dy milionë bonuse, derisa 5% do t’i mbajë Fenerbahce nga shitja e tij në të ardhmen.

Vedat Muriqi (Foto: Instagram/vedatmuriqi)

I gjithë operacioni do të realizohet nga agjenti Shkumbin Qormemeti, që është një mik i ngushtë i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tares.

Agjenti i ishte i pranishëm në stadiumin e Fenerbahces nën pranin e presidentit Ali Koç, për t’i finalizuar detajet e transferimit.

Lexo po ashtu Ka progres mes klubeve, marrëveshja për Vedat Muriqin afër

Muriqi është aktualisht në Kosovë, nga aty do të niset për në Stamboll që t’i paketojë gjërat dhe të niset për në Romë.

Reprezentuesi i Kosovës do të jetë sulmuesi kryesor i Lazios, së bashku me Ciro Immobilen, derisa pritet që të shkëlqejë edhe në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version