Vedat Muriqi ka shkëlqyer me klubin e tij pas rikthimit të ndeshjeve me Përfaqësuesen.
Ylli i Kosovës ka gjetur golin me fanellën e Genclerbirligit në fitoren e madhe 2-1 ndaj kampionit në fuqi Besiktas.
https://youtu.be/ctxG9-WeNW0
Ishte minuta e 16-të e ndeshjes kur Muriqi arriti të dërgoj topin në rrjetë nga afërsia për 1-0.
Pas ndeshjes dhe fitores së madhe, Muriqi ka marrë një lajm tjetër të madh.
Prizrenasi është shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes duke marrë notën (8.00).
Përpos punës së mirë që bëri në fazën ofensive, reprezentuesi kosovar shpeshherë është gjetur edhe në mbrojtje duke i ndihmuar bashkëlojtarëve të tij për ta larguar rrezikun.
Goli ndaj Besiktasit ishte i pari këtë edicion për Muriqin në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/