Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke duke realizuar gola në fanellën e Fenerbahçes.
Kjo e fundit realizoi fitore të vështirë si mysafirë i Basaksehirit me rezultat 2-1, ku një prej dy golave e realizoi shtatgjati i Përfaqësueses së Kosovës.
Pas takimit ka folur edhe vetë protagonisti i takimit, 25-vjeçari prizrenas duke thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen në fushë dhe beson se në fund do të shpallen kampion.
“Jam i lumtur me këtë fitore. I uroj të gjithë bashkëlojtarët për lojën që treguan në fushë. Ishte një lojë e vështirë dhe morën një fitore të vështirë. Kjo e bën fitoren edhe më të rëndësishme. Duam të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës para shikuesve tonë kundër Trabzonsporit. Duam të bëjmë tre fitore në po aq ndeshje dhe të vazhdojmë të mbesim lider të ligës”.
“Fenerbahçe kam thënë se është një klub i madh dhe kjo dëshmohet kur të bëhesh pjesë e saj. Shpresoj se do të bëhemi kampion. Nëse kam lojtar të klasit të lartë ne krah dhe afër meje, atëherë po më lehtësohet puna. Ne kemi një ekip të mirë”.
“Unë nuk i vendos vetes një kufi sepse në këtë formë kur po e arrin synimin personale atëherë po e ulë performancën. Sa i përket golit të sotëm, Tolga më dërgoi një harkim të saktë, por topi së paku preku në tokë dhe kjo i dha shpejtësi edhe më të madhe pasi e preka unë topin, i cili shkoi drejt në gol, megjithëse ka mundur të dalë edhe jashtë portës”, tha futbollisti.
Theksojmë se sulmuesi ynë edhe në xhiron e parë ka shënuar një gol dhe në këtë formë së bashku me dy lojtarë të tjerë gjendet në vendin e parë të renditjes së realizatorëve të ligës elitare të Turqisë.
Ndryshe, “kanarinat e verdhë” zënë pozitën e parë të renditjes tabelore me gjashtë pikë. /Telegrafi/
https://youtu.be/u-GV0M9j5mw