Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, është në kërkim të një klubi ku mund të luajë, duke qenë se nuk ka hapësira te Lazio.
Mediat italiane kanë vazhduar të spekulojnë për të ardhmen e tij edhe në këto ditë të mbetura të afatit kalimtar të janarit.
Eksperti i transferimeve, Alfredo Pedulla, njofton se 27-vjeçari është në bisedime me klubin spanjoll, Mallorca.
#Muriqi–#Maiorca: contatti confermati. Si lavora sulla formula, ma la trattativa è in corso
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 25, 2022
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se kontaktet tashmë janë konfirmuar dhe se po negociohet në gjetjen e formulës së transferimit.
Mallorca aktualisht mban vendin e 17-të në tabelën e La Ligas dhe ka nevojë për shërbimet e lojtarit shtatlartë në luftën për mbijetesë.
Kujtojmë që ditë më parë u raportua se sulmuesi i Lazios e ka refuzuar një transferim te klubi francez, Saint-Etienne. /Telegrafi/