Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.
Anëtari i skuadrës turke Rizespor, ka arritur të shkëlqejë këtë edicion në elitën e futbollit turk.
25-vjeçari e ka mbyllur edicionin me 17 gola të shënuar dhe ia ka rritur dukshëm vlerën vetës.
Ai ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram ku i ka falënderuar të gjithë që e kanë përkrahur.
“Edhe një sezon mbaroi me plot sukses. Falënderojë të gjithë ata që na kanë përkrahur deri në fund”, shkroi Muriqi.
Përveç 17 golave të shënuar, sulmuesi prizrenas ka asistuar edhe në tetë të tjerë për bashkëlojtarët e tij te Rizespor.
Reprezentuesi i Kosovës pritet të largohet nga Rizespor, pasi ka shumë oferta për të nga La Liga, Ligue 1, Serie A e Bundesliga, por skuadra më e interesuar mbetet gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce. /Telegrafi/