Site icon Telegrafi

Muriqi: E nisëm mirë, ndaj Andorrës vetëm fitore

Kosova do të presë këtë të martë Andorrën në “Fadil Vokrri”, për ndeshjen e dytë të fazës eliminatore të EURO 2024.

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte para mediave, ku tha se ai do të mundohet të gjendet aty ku skuadra ka më shumë nevojë, ndërsa theksoi se ndaj Andorrës do vetëm fitoren.

“Unë si sulmues kam rolin për të shënuar gola, por unë mundohem të jem aty ku ka ekipi nevojë, siç bëra ndaj Izraelit, kur ka nevojë mbrojtja unë jam aty”.

“Me Andorrën duam fitoren nuk mendoj dot një rezultat tjetër, pa e nënçmuar kundërshtarin. Por nëse duam kualifikimin na duhet fitorja”, ka thënë fillimisht Muriqi.

Ai u pyet rreth agjërimit, duke dhënë përgjigjen edhe për këtë gjë.

“Unë nuk agjëroj një ditë para ndeshjes apo edhe ditën e ndeshjes sepse nuk mundem. Ka disa lojtarë që agjërojnë”, deklaroi ai

Ai u pyet edhe rreth situatës në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku kryetari Agim Ademi ndodhet në arrest shtëpiak.

“Ne jemi këtu për të luajtur edhe për të përfaqësuar vendin tonë. Vetëm me një rezultat pozitiv mendoj se mundemi ta kalojmë këtë situatë në të cilën ndodhemi”

“Do luash nesër? Është trajneri që vendos kush luan, kështu që të gjithë janë lojtarë me cilësi të larta, kështu që trajneri e di”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version