Kur pritje që Vedat Muriqi të shihej në Romë për të nënshkruar me Lazion, ai është parë në Stamboll në një darkë pune me menaxherin e tij.
Sulmuesi nuk po stërvit shkaku i një lëndimi, ndërsa në ditët e fundit ka marrë pjesë në dasmën e motrës së tij në Kosovë.
Ai u kthye në Turqi, ndërsa sot drekoi me agjentin e tij, Haluk Canatar.
Në këtë drekë ishin edhe vëllai i presidentit Mustafa Erdoğan, ministri i sportit Osman Aşkınbak, kunati i presidentit turk, Ziya İlgen, legjenda e Fenerbahces, Rıdvan Dilmen dhe sulmuesi së bashku me agjentin e tij.
Sipas mediave turke dhe italiane në këtë tryezë është folur për detajet e fundit q që do ta lidhin atë me klubin italian.
Marrëveshja midis Lazio dhe Fenerbahce është arritur në ditët e fundit: 18 milionë euro plus dy milionë bonuse, ndërsa klubi turk do të fitojë edhe 10 për qind të shitjen në të ardhmen.
Muriqi do të duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe testit për COVID-19 dhe pastaj ai mund të nënshkruajë me Lazion.
Simone Inzaghi po e pret atë, ndërsa kthimi i tij do të vonojë paksa pasi një dëmtim i muskujve nuk e ka lënë të kthehet. /Telegrafi/