Site icon Telegrafi

Murillo përfundon si objektiv i Barcelonës

Jeison Murillo ka përfunduar në radarin e gjigantit spanjoll, Barcelona, e cila e do në janar mbrojtësin kolumbian.

Barcelona ka vendosur të sjellë një mbrojtës të ri qendror në afatin kalimtar të janarit për të siguruar rezerva për opsionet e tyre aktuale.

Kështu, sipas gazetës spanjolle Marca, kolumbiani i Valencias, Jeison Murillo, duket të jetë kandidati i zgjedhur i drejtuesve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Murillos

Me Thomas Vermaelen për një muaj jashtë fushave dhe Samuel Umtiti ende me probleme të lëndimeve, Barcelona është paksa e limituar në zemër të mbrojtjes.

Fillimisht ishte parashikuar që klubi katalunas do të priste vlerësimin e gjendjes së Umtitit në kthimin e tij para se të dilnin në tregun e transferimeve, por një qendërmbrojtës i ri tani është prioritet pavarësisht nga gjendja e francezit.

Pavarësisht se Barcelona është i lidhur me një numër lojtarësh në të kaluarën e afërt, Murillo i Valencias tani duket më i pëlqyeshëm për të arritur.

Lexo po ashtu Barça kërkon Ruganin e Juventusit

Martin Skrtel, Branislav Ivanovic dhe Matthijs De Ligt, janë disa nga emrat e përfolur për një transferim nga Barcelona.

Çdo marrëveshje për kolumbian thuhet se do të jetë huazim, por ajo që është e qartë është se Blaugranët vendoset për të shtuar një përforcim mbrojtës. /Telegrafi/

Exit mobile version