Telegrafi

Murillo largohet nga Interi, rikthehet në La Liga

MILAN, ITALY - APRIL 30: Jeison Murillo of FC Internazionale (L) competes for the ball with Piotr Zielinski of SSC Napoli during the Serie A match between FC Internazionale and SSC Napoli at Stadio Giuseppe Meazza on April 30, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa - Inter/Inter via Getty Images)

U cilësua si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në botë, por shkëlqimi i tij nuk zgjati shumë.

Fjala është për mbrojtësin kolumbian, Jeison Murillo i cili është pranë largimit nga Interi.

Pasi ka humbur vendin e titullarit, reprezentuesi i Kolumbisë nuk është duke dëshiruar qëndrimin në klubin italian.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Spanjë, pasi Interi po mendon ta huazojë atë.

Është skuadra e Villareal që ka shprehur dëshirën për ta rikthyer në La Liga, Murillon.

Villareal e kërkon lojtarin si huazim me të drejtë blerje për 10 milionë euro në fund të stinorit.

Kujtojmë që Murillo më parë ka luajtur për tri skuadra spanjolle si Cadiz, Las Palmas dhe Granada. /Telegrafi/