Telegrafi

Murillo drejt rikthimit në La Liga, e kërkon Valencia

Mbrojtësi kolumbian, Jeison Murillo i ka ditët e numëruara tek Inter.

Pasi edicionin e kaluar e humbi vendin e titullarit, Murillo nuk pritet të luaj as këtë vit startues në Inter.

Trajneri i ri Luciano Spalletti i ka thënë lojtarit që nuk është në planet e tij dhe duhet të kërkojë një skuadër të re.

Skuadra spanjolle, Valencia ka shprehur interesim për transferimin e Murillos në La Liga.

12 milionë euro është shuma që Inter po kërkon për ta lënë të lirë lojtarin.

Kolumbiani më parë ka qenë pjesë e La Ligës, kur luajti për skuadrën Granada. /Telegrafi/