Me shumë mundësi Keita Balde do të largohet nga Lazio gjatë verës.
Që tani klubi italian ka fillojë të kërkojë zëvendësues për ish-anësorin e Barcelonës.
Sipas Il Tempo, tashmë emri i Mario Balotellit është larguar nga lista e Igli Tares, pasi profili i Marios nuk shikohet adekuat.
Klubi nga kryeqyteti italian ka filluar të lëvizë drejt Luis Murielit të Sampdorias.
Çmimi i kolumbianit është rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/