Telegrafi

Muriel i ofrohet Romës dhe Milanit

SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 07: Luis Muriel of Sevilla FC reacts during the Copa del Rey semi-final second leg match between Sevilla FC and CD Leganes at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 7, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Sulmuesi kolumbian, Luis Muriel mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Muriel iu bashkua skuadrës spanjolle Seville një vit e gjysmë më parë nga Sampdoria, por këtë edicion nuk po luan shumë.

Hapësirat e pakta kanë bërë që ai të kërkojë largimin nga La Liga për tu rikthyer në Serie A.

Fillimisht klubi andaluzian ia ka propozuar Milanit sulmuesin e tyre për një shumë prej 18 milionë euro.

Rossonerët ende nuk janë të gatshëm të transferojnë lojtarin pasi po synojnë spanjollin Alvaro Morata.

Mediat italiane tani kanë shkruar se Muriel iu është propozuar edhe Romës që gjithashtu është në kërkim të një sulmuesi.

Luis Muriel gjatë një ndeshje përballë Real Madridit. (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Giallorosët do ta dërgojnë në huazim çekun Patrick Schick dhe pritet të transferojnë sulmues në janar.

Objektivi i parë i Romës është belgu Michy Batshuayi, por nëse nuk arrihet ai atëherë pista Muriel është shumë e mundshme.

27-vjeçari Muriel këtë edicion është paraqitur në 18 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë katër asistime kryesisht nga banka rezervë.

Kolumbiani në Serie A ka luajtur për Udinesen, Leccen dhe Sampdorian. /Telegrafi/