Site icon Telegrafi

Muratori guximtar i shpëtoi jetën një djali që ishte kacavarur – pamjet dramatike nga Spanja bënë xhiron e botës

Një skenë dramatike është regjistruar në qytetin Alicante në Spanjën juglindore, ku muratori Felipe David i shpëtoi jetën një të riut.

Gjithçka nisi kur kalimtarët vunë re një djalë të varur në tarracë nga kati i dytë i pallatit. Ata iu lutën të kthehej në banesë, thirrën ndihmë, por më kot.

Thirrjet u dëgjuan nga një murator i guximshëm, me origjinë nga Brazili, i cili doli nga dritarja dhe më pas erdhi me kujdes tek i vogli dhe e ktheu në banesë.

“Po punoja aty pranë dhe dëgjova një zhurmë. Ngrita sytë dhe pashë një djalë. Nuk hezitova, menjëherë shkova për ta shpëtuar”, tha ai.

Ndërsa Felipe iu afrua fëmijës, kalimtarët dhe fqinjët vendosën jastëkë në tokë për të zbutur një rënie të mundshme.

Më vonë u konstatua se 7-vjeçari me autizëm arriti të hapte dritaren dhe të dilte në tarracë, raporton Lakalle Blue Radio.

Babai i tij, dukshëm i mërzitur, doli nga shtëpia për t’i shprehur mirënjohjen e thellë ndërtuesit për veprimin e guximshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version