Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, i ka bërë thirrje LDK-së të ndalet së kushtëzuari arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës me pozitën e Presidentit.
Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e re do të duhej të shënonte ditën e dhjetë të punës dhe fillimin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.
Postimi i plotë i Muratit:
“Po hyjme ne vitin 2020 pa buxhet te miratuar.
Qe 10 dite eshte dashte tashme me e pase Qeverine e re dhe me fillu zgjidhjen e problemeve te shumta e emergjente qe na presin.
Por ne vend te kesaj, na eshte imponuar nje problem, i paqene, qe pengon formimin e Qeverise – percaktimi per postin e Presidentit, dicka qe ndodhe tek ne vitin 2021.
Leni kushtezimet, e t’ja fillojme punes!” (sic.), ka shkruar Murati. /Telegrafi/