Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se në negociatat LVV-LDK kanë qenë gjithsej nëntë oferta nga të dyja palët.
“Prej fillimit të negociatave kanë dalë nëntë propozime, të cilat variojnë nga njëra tjetra, por që nuk dalin prej thelbit kryesor”, ka thënë Murati.
Ai tregon se dy subjektet kishin vetëm nga një qëndrim deri më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar.
“Prej asaj dite që është zgjedhur Konjufca kryeparlamentar, LVV ka pasur shtatë propozime, kurse LDK ka bërë vetëm një propozim, apo një gjysmë hapi. Në vend se të kenë presidentin dhe kryeparlamentarin, siç kanë dashur në fillim, tani kërkojnë vetëm kryeparlamentarin për një vit”, ka theksuar Murati në t7.
Murati shton se shpreson në arritjen e një marrëveshje në ditët në vijim.
Me 4 shkurt parashihet të mblidhet Kuvendi dhe të del në votim mandatari për qeverinë.