Site icon Telegrafi

Murati tha se do të ketë rritje të pagave, Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nominalisht i rrit pagat, por realisht mashtron.

Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publikë.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka shkruar Tahiri, trnsmeton Telegrafi.

Reagimi i deputetit Tahiri vjen pasi Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024, kurse ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se  do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

Lexo po ashtu Murati: Paga mesatare në sektorin publik vitin tjetër do të jetë 780 euro

“Ky buxhet parashihet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe parashihet të ndikojë te qytetari. Gjithashtu pritet të rritet edhe koeficienti i Ligjit të Pagave, nga 105 euro në 110. Kjo nënkupton që paga mesatare në sektorin publik të jetë rreth 780 euro bruto, apo të ketë edhe rritje të theksuar, krahasuar me rritjet paraprake. Pra nëse e marrin në një periudhë pesëvjeçare shihet se buxheti i pagave ka rritje për 30%”, tha Murati. /Telegrafi/

Exit mobile version