Sot janë bërë gjashtë muaj nga emetimi i parë i Bonove të Diasporës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, se prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar.
“Kjo datë përkon edhe me datën kur bëhet pagesa e parë e interesit, i cili sipas rregullores paguhet çdo 6 muaj”.
“Të gjithë bashkatdhetarët që kanë investuar në Bonot e Diasporës, prej nesër do të pranojnë shumën e fituar të interesit për 6 muajt e parë në llogaritë e tyre në bankën përmes së cilës kanë investuar”.
Murati me këtë rast ka shprehur mirënjohjen ndaj bashkatdhetarëve tanë për mbështetjen e pakursyer që kanë dhënë përgjatë viteve, dhe tani po vazhdojnë të kontribuojnë edhe në zhvillimin e vendit.
Me 19 gusht të vitit të kaluar ishte përmbyllur me sukses emetimi i parë i bonove të diasporës, duke arritur shumën totale prej 10.43 milionë euro.
Me përfundimin e afatizimit, qytetarëve të cilët kanë investuar në Bonot e Diasporës do të ju paguhet kësti i fundit i interesit dhe do të ju kthehet në plotëni investimi i tyre./Telegrafi/