Site icon Telegrafi

Murati takon Jovanoviqin, i thotë se principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve

Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka treguar se ka takuar sot, Çedomir Jovanoviqin, kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë dhe njëkohësisht deputetin e parlamentit serb.

Përmes një shkrimi në Facebook, Murati ka thënë se Juvanoviq është i vetmi ndër politikanët serb që guximshëm është deklaruar pro-pavarësisë së Kosovës.

“Me z.Jovanoviq biseduam për raportet në mes të dy vendeve dhe të dy popujve. Unë nga ana ime, ia shpjegova konceptin e Lëvizjes për Bashkim mbi bisedimet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojës që principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe shqiptarëve e serbëve”, ka thënë Murati.

Exit mobile version