Menaxheri i projektit të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) për monitorimin e Kuvendit të Kosovës, Artan Murati, ka bërë me dije se seancat e jashtëzakonshme nuk po sjellin rezultate.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se tashmë është bërë praktikë që Kuvendi të diskutojë mbi çështje të caktuara vetëm pasi ato të ndodhin.
Sipas tij, ky institucion nga qasja e vet reaktive ndaj problemeve në vend duhet të kalojë në qasjen proaktive.
Murati ka treguar se seancat e jashtëzakonshme e kanë lënë mbrapa Kuvendin me trajtimin e pikave që kanë qenë të parapara për t’u shqyrtuar në seancat e rregullta.
Duke komentuar kërkesën e opozitës për rrëzimin e qeverisë, ai ka thënë se opozita si e vetme nuk i ka numrat e mjaftueshëm për një gjë të tillë.
Murati ka thënë se qeveria mund të rrëzohet vetëm nëse do të përkrahet nga ndonjëri nga partnerët e koalicionit PAN.