Site icon Telegrafi

Murati: Kuvendi ta kthejë prapa Projektligjin e Buxhetit për vitin 2021

Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është bërë prezantimi i shkurtimit të buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë në Projekt-buxhetin për vitin 2021, i cili ka defekte dhe shkelje ligjore.

Ai ka thënë se për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin.

“Shkurtim i buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë – ky është projekt-buxheti për vitin 2021 që na u prezantua sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, përkundër fjalimeve e premtimeve të qeverisë ilegale se prioritet e kanë shëndetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve.  Për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka thënë se Kuvendi duhet ta kthejë prapa këtë projektligj, dhe të bëhen përmirësimet e nevojshme.

“Marrë parasysh që ky projektligj ka defekte dhe shkelje ligjore, por edhe keqorientim të prioriteteve, të cilat nuk ka mundësi të rregullohen me amandamente, Kuvendi duhet t’a kthejë prapa këtë projektligj, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e nevojshme, e tek pastaj të shqyrtohet për miratim”./Telegrafi/

Exit mobile version