Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka thënë se tre milionë euro janë ndarë për pagesën e primit të sigurimit kufitar për bashkatdhetarët.
“3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë. Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas tij, “matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!”. /Telegrafi/