Site icon Telegrafi

Murati: Franca na befasoi për keq në seancën e Këshillit të Sigurimit (Video)

Artan Murati nga KDI, ka thënë se letra e presidentit amerikan Donald Trumpt drejtuar presidentit kosovar Hashim Thaçi është mesazh se marrëveshja duhet të arrihet në një periudhë të shpejt.

Murati, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë në raport me BE-në janë mirëpritur në Kosovë.

“Kosova ka treguar një dozë shtetësie me këto veprime, por nuk duhet vazhduar me këtë qasje në pafundësi”.

Murati ka thënë se BE-ja është në një situatë të pakëndshme për të marrë një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, por sipas tij ekziston edhe një problem tjetër pse Kosova nuk ka arritur t’i marrë vizat këtë vit.

“Vonesa në përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës është shkaku tjetër pse nuk u arrit liberalizimi i vizave”, tha ai përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi nga shoqëria civile, duke komentuar seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka thënë se Kosova kishte një paraqitje të mirë, por ka hapësirë për përmirësime të mëtejme.

“Pavarësisht se si e shohim rolin e Presidentit në gjithë proceset, paraqitja e Kosovës ishte më e mirë, më dinjitoze, por ka hapësirë për përmirësime”.

Murati ka thënë se ishte befasues qëndrimi i shtetit të Francës, duke pasur parasysh edhe qëndrimin ndaj taksës që Kosova i ka vendosur Serbisë.

“Mesazhi i mirë nga ajo seancë është se Kosova nuk është e vetme në rrugëtimin e saj drejt shtet formimit… Befasia më e madhe ka qenë qëndrimi i shtetit të Francës, pasi kemi pasur raporte të mira në vazhdimësi. Franca ishte ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”, deklar Murati./Telegrafi/

Exit mobile version