Site icon Telegrafi

Murat Kasami: “Zgjimi Company” po ecën në rrugën e duhur

Drejtuesi i “Zgjimi Company” Murat Kasami, thotë se kompania e tij po ecën në rrjedhë mjaftueshëm të kënaqshme, falë përkushtimit dhe traditës së trashëguar. 

Në një prononcim për Telegrafi Maqedoni, ai thotë se planet për të ardhmen e afërt janë standardizimi në licencat evropiane dhe në vetëdijesimin e çdo klienti.

“Zgjimi Company po ecën në rrugën e saj me një rrjedhë mjaftueshëm të kënaqshme, falë përkushtimit dhe traditës së trashëguar, tre dekadëshe. Sfidat kanë horizonte të gjera me shumë peripeci dhe mund, por mendimi dhe dëshira nuk ndalet për të ecur para”.

“Planet tona janë të mëdha për një të ardhme të afërt, standardizimi në licencat evropiane dhe në vetëdijesim të çdo klienti, në kulturën dhe prodhimin tonë. Siguria e mjeteve transportuese janë në përputhshmëri me ligjet, ndërsa garancia jonë është cilësia e punës tonë e dëshmuar ndër vite”, thotë Kasami.

Ai për të rinjtë thotë që të punojnë me përkushtim, “pasi me punë mund të arrihet çdo gjë”./Telegrafi/

Exit mobile version