Telegrafi

Munishi vlerëson lartë lojën e lojtarëve të Gjilanit, pas fitores ndaj Arbërisë

Gjilani fitoi me shumë dramë ndaj Arbërisë 4-3 n kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit arritën në fund të takimit të përmbysnin rezultatin, duke marrë tre pikë mjaftë të vlefshme.

Pas ndeshjes, trajneri Imset Munishi e ka vlerësuar lart paraqitjen e lojtarëve të tij, duke ditur se sa e mundimshme ishte sfida.

Lexo po ashtu Mbyllet takimi dramatik mes Arbërisë dhe Gjilanit

“Lojën e skuadrës e vlerësoj lart, jemi e vetmja që mundohemi me respektua kundërshtarin, isha shumë i knaqun me lojtarët e mi”, ka thënë fillimisht ai për Art Sport.

“Lojtarët janë të rraskapitur se kemi luajtur shumë shpejtë, sot për herë të parë më duhet me thanë që sot e fitova ndeshjen me zëvendësime”, shtoi Munishi.

Gjilani barazoi me Drenicën dhe pas kësaj fitore ndaj Arbërisë pozicionohen në pozitën e katërt me 47 pikë të numëruara, teksa Arbëria, e cila po lufton për mbijetesë pozicionohet e nënta me 33 pikë. /Telegrafi/