Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka folur për ndeshjen Argjentinë-Kroaci në emisionin Dueli Botëror në RTV Dukagjini, i udhëhequr nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi.
Kroacia ka mposhtur Argjentinën me rezultat të thellë 3-0 dhe trajneri i njohur kosovar ka thurë elozhe për ekipin kroat, të cilët i sheh pretendent për trofeun në Rusia 2018.
“Sot Messi u mundu, mirëpo kur vjen puna mu nxjerr kundër Kroacisë është shumë problem”, ka thënë fillimisht Munishi për Dueli Botëror në RTV Dukagjini.
“Kurrë nuk kam parë që ka luajtur taktikisht deri në këto vite që i kam bërë, sikurse Kroacia sot. Komplimente për trajnerin Dalic”.
“Kurrë nuk i kam Modricin dhe Rakiticin duke i marrë mesfushorët e Argjentinës shumë lart, ndërsa Brozovic ishte gjithmonë në pjesën ku ishte topi, duke ua ruajtur këtyre dyve shpinën”.
“Trajneri i Kroacisë ia ndërpreu oksigjenin Messit, ia ndërpreu furnizimin pikë së pari. Mandej, kur Messi e merrte topin, gjithmonë kishte dy futbollistë afër vetes”.
“Mua më vjen keq sepse Argjentina është një reprezentacion që i ka dhënë shumë futbollit botëror. Argjentina është një vend që gjithmonë ka nxjerr talent”.
“Më vjen keq edhe prej Messit sepse Messi është një lojtar që e meriton në mënyrë më dinjitoze mu përshëndet edhe nga reprezentacioni sepse ka dhënë shumë kontribut për futbollin në përgjithësi, jo vetëm për Barcelonën”.
“Mund të themi se jemi shumë me fat që jetojmë në kohën e Messit dhe Maradonës, por Kroacia dëshmoi se është njëri nga pretendentët kryesor për trofeun”, përfundoi trajneri kosovar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nI_DQxLuUoI