Telegrafi

Munishi thotë se Gjilani fitoi me meritë ndaj Ulpianës

Ismet Munishi është deklaruar për fitoren 2-1 të Gjilanit ndaj Ulpianës.

Gjilanasit fituan me mjaft mund në këtë takim, por që ia dolën të marrin kreun e tabelës në BKT Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Munishi ka deklaruar se kjo fitore e tyre ishte me plotë meritë.

Lexo po ashtu Gjilani fiton në fyrmën e fundit ndaj Ulpianës

“Forma e futbollistëve të mi ishte u përcjellë në pjesën e dytë. Kjo ndeshje ishte një përsëritje si në Gjilan”, ka thënë ai pas ndeshjes për ArtSport.

“Ulpiana e ka tranzicionin e lojës shumë të rrezikshëm, me lojtarët të shpejtë në krah, pasi pas rezultatit 1:0 kanë mundur edhe të dyfishojnë”.

“Me pas ne mbuluam mjaft mirë sulmuesin e tyre dhe fati i përcjelli trimat. Me meritë arritëm ta fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi Munishi.

Pas javës së 14-të, Gjilani është ngjitur në krye të tabelës me 25 pikë, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 16 sosh. /Telegrafi/