Site icon Telegrafi

Munishi: Patëm mungesa, nuk dorëzohemi për titull

Feronikeli ka pësuar humbje minimale 1-0 në udhëtim te Drita.

E trajneri i gjelbër e zinjve, Ismet Munishi ka thënë pas ndeshjes se ka qenë një ndeshje më burrërore se zakonisht.

“Ishte një ndeshje më burrërore se zakonisht, por nuk mund të diskutoj rastin e penalltisë së çfarë ndodhi, prandaj nuk mund të flas”, deklaroi Munishi.

Tutje trajneri prishtinas i Feronikelit ka thënë se është i kënaqur me lojtarët e tij.

“Unë isha i kënaqur në përgjithësi me lojtarët e mijë, por ky ishte fanë ynë në këtë takim. Kone është një lojtar shumë i mirë”.

Sa i përket gjestit të Behar Maliqit, Munishi shtoi:

“Gjesti i Behar Maliqit është për të ardhur keq nëse ai e ka bërë atë”.

Krejt në fund Munishi foli edhe për luftën e titullit duke konfirmuar se skuadra e tij nuk do të dorëzohet.

“Absolut nuk dorëzohemi deri në fund për titullit edhe pse kemi mbetur mbrapa”.

“Kemi pasur dy mungesa të rëndësishme, por ky është futbollit dhe ne do të vazhdojmë në ndeshjet tjera luftën deri në fund”, përfundoi Munishi.

Feronikeli pas 19 javëve zë pozitën e shtatë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Exit mobile version