Ismet Munishi ka folur për Kombëtaren e Anglisë dhe lojën e zhvilluar sonte (e hënë) ndaj Tunizisë.
Anglia ka fituar mes shumë vështirësive ndaj Tunizisë me rezultat të ngushtë 2-1.
Fitorja e Anglisë erdhi vetëm në minutat shtesë falë një goli me kokë nga Harry Kane, i cili shënoi edhe të parin.
Loja e Anglisë nuk ishte aq bindëse dhe kështu mendon edhe trajner i njohur nga Kosova, Ismet Munishi.
Munishi pati kritika ndaj lojën së Tre Luanëve dhe trajneri të tyre, Gareth Southgare, në emisioni “Dueli i Botërorit” në RTV Dukagjini.
“Anglia nuk ka bindur me lojë as në ndeshjen e sotme ndaj Tunizisë. Nuk ka treguar se janë pretendent për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Munishi për emisionin e drejtuar nga Fisnik Zymi dhe Arta Nitaj.
“Anglia mundet me kalua grupin pasi nuk është shumë i vështirë mirëpo për më tutje i kemi pesë apo gjashtë shtete që kanë treguar seriozitet shumë më të madh se Anglia”.
“Unë kam rezerva te selektori i Anglisë. Ma merr mendja që në të ardhmen trajner i Anglisë duhet të jetë David Beckham apo Steven Gerrard. Lojtarë që kanë qenë yje dhe lider”.
“Puna e trajnerit ka të bëjë shumë me lidership dhe Southgate nuk e ka karizmin e duhur për të qenë trajner i Anglisë. Për të qenë trajner i Anglisë nevojitet shumë”, përfundoi trajneri kosovar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OelIi0dMX2E