Telegrafi

Munishi: Kishim shumë mungesa, barazimi një fitore e vogël për ne

Gjilani ka barazuar në derbi ndaj Dritës me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Ky barazim ishte i mirëseardhur për skuadrën e Ismet Munishit, pasi që mungesat ishin të mëdha në këtë takim dhe ndër të tjerash arritën ta ndalnin rivalin e përbetuar për të vijuar rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Kështu u shpreh edhe Munishi pas ndeshjes, i cili tha se kjo pikë ishte për t’u mbyllur gojën kritikëve.

“Një ndeshje shumë e luftuar dhe për këtë duhet përgëzuar futbollistët që u angazhuan tej mase”.

“Skuadra u angazhua shumë dhe mund të them që jam i kënaqur, pasi që ky barazim mund të jetë një fitore e vogël për ne, pasi që kemi premtuar që do të luajmë futboll deri në fund dhe do ta mbrojmë nderin e qytetit, mbi të gjitha ju tregova këtyre se kush është ‘Baba’”, përfundoi Munishi.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes me 48 pikë./Telegrafi/