Ismet Munishi ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, pas barazimit pa gola të Gjilanit me Drenicën në kuadër të javës së 31-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i gjilanasëve tha pas ndeshjes në Art Sport se lojtarët e tij po luajnë me frikë se mund të pësojnë nga gabimi i tyre personal.
Munishi ka dashur të sqarojë këtë deklaratë dhe në Facebookun e tij ka shkruar se lojtarët e Gjilanit duhet të jenë të fokusuar dhe të luajnë pa presion.
Më poshtë mund të lexoni statusin e tij (pa ndërhyrje):
Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat keto 5 gjiro të fundit.
Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kend behet koleg vitin tjeter.
Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të fubollit tonë.
Ruani nervat, luni fort silluni si profesionist të vërtet .
Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll ne përgjithsi.
Ju njoh të gjithve jeni djem të mirë nuk ju ka hije kjo .
Fjala Sport do të thot shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit Futbollit.
Ndersa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju ,kshillonu me psikologun keni nevoj. /Telegrafi/