Telegrafi

Munishi i kënaqur me angazhimin e lojtarëve përkundër humbjes, fokusi tash te derbi ndaj Dritës

(Foto: Facebook/SC Gjilani)

Gjilani u befasua nga Ulpiana duke pësuar në shtëpi me rezultat 3-2, në ndeshjen e xhiros së pestë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Duke e komentuar takimit, trajneri i skuadrës nikoqire, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me angazhimin e të zgjedhurve të tij, përkundër humbjes.

Ai ka thënë se lojtarët dhanë maksimumin, u rikthyen në lojë, krijuan raste edhe pas rezultatit 2-2, por nuk ia dolën të shënojnë.

Lexo po ashtu Ndeshje spektakolare, Ulpiana befason Gjilanin

Trajneri ka thënë se skuadra e tij e nis çdo ndeshje me qëllimin për ta fituar dhe se kampionati është i gjatë.

Në ndërkohë, Munishi e ka përmendur sfidën e radhës – derbin lokal ndaj Dritës, duke theksuar se do të përgatiten maksimalisht. /Telegrafi/