Telegrafi

Munishi ka ankesa për orarin e ndeshjeve: Kjo nuk ndodh as në Ligën Premier

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0-0 në udhëtim te Ulpiana.

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishit.

E trajneri kosovar ka folur për orarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke thënë se kanë luajtur pesë sfida brenda 13 ditësh e një gjë e tillë nuk ndodh sipas tij as në Ligën Premier të Anglisë.

“Kjo është ndeshja e pestë që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Ligën Premier nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium”.

Lexo po ashtu Malisheva dhe Gjilani ndajnë pikët

“Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli”, deklaroi Munishi.

Tutje Munishi tha se do të vazhdojnë luftën për titull të kampionit, pasi është një kampionat i vështirë.

“Sigurisht që do ta vazhdojmë luftën për titull kampioni. Ky është kampionat shumë i vështirë, dhe në fund do të dhurojë kualitet. Është kampionat që kush do ta meritojë do të shpallet kampion. Jo si kampionatet e tjera me bonbone e karamele”,

Gjilani me këtë barazim vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 49 pikë, dy më pak se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/