Site icon Telegrafi

Munishi: Jam kënaqur me ndeshjen, Kosova ka të ardhme të ndritur

Kosova ka triumfuar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Shqipërisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Zurich të Zvicrës.

Djelmoshat e Bernard Challandes treguan seriozitet në fushë dhe ishin bindshëm më të mirë se futbollistët e drejtuar nga Panucci.

Në një prononcim për Telegrafin trajneri i ri i Besës së Pejës, Ismet Munishi ka folur për ndeshjen e fituar.

“Takimi ishte i përgaditur jashtëzakonisht mirë i përgatitur taktikisht dhe ishte një fitore e merituar e Kosovës”.

“Kosova luajti shumë mirë në defansivë ku pastaj në kundërsulme ishin edhe më të rrezikshëm me Rashicën, Halimin e Zenelin”, deklaroi Munishi.

Ai ka thënë se ka mbetur tejet i kënaqur me lojën e futbollistëve tanë.

“Ishte lojë fantastike nga djelomshat tanë. Më kanë kënaqur me lojën e treguar”.

“Në defansivë e gjithë skuadra ka luajtur mirë. E përgëzoj selektorin për këtë fitore dhe i uroj shumë sukses”, tha Munishi për Telegrafin. /Telegrafi/

Exit mobile version