Gjatë ditës është bërë e ditur ardhja e Ismet Munishit në krye të Gjilanit, pasi që trajneri i deritashëm Bylbyl Sokolit, ka dhënë dorëheqje.
Sokoli edhe ashtu nuk u tregua aspak i suksesshëm në aventurën e tij me klubin gjilanas.
Fillimisht ka qene presidenti i Gjilanit, Florim Zuka që e ka konfirmuar marrëveshjen me Ismet Munishin.
Por edhe trajneri ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, duke konfirmuar marrëveshjen për një vit e gjysmë me klubin.
“Sot arrita marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe presidentin Florim Zuka për një vit e gjysmë. Urime Skiftera dhe me vjen keq për deklaratat e mija te kamotshme sa kemi qenë rival, shpresoj të më kuptoni…”.
“Së bashku me nder dhe krenari do t’i synojmë majat . Faleminderit miqve shokëve e dashamirëve për urimet . Forca SC Gjilani, Forca Skifterat”, ka shkruar Munishi.
Trajneri Ismet Munishi deri më tani ka drejtuar klube si Llamkos Kosova, Hajvalia. Vëllaznimi, Besa, Feronikeli e Ballkani. /Telegrafi/