Site icon Telegrafi

Munishi: E fituam pikën me meritonë, kam luajtur gjashtë herë kundër Prishtinës dhe gjithmonë ka pasur penallti

Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur baras 1-1 në derbin e xhiros së katërt në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi nga penalltia në minutën e 84-të, por në minutën e 96-të Gjilani barazoi falë golit të shënuar me kokë nga Albert Dabiqaj.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes ka thënë se gjashtë herë ka luajtur kundër Prishtinës dhe gjithmonë ka pasur penallti për ekipin kryeqytetas.

“Më pëlqeu shumë lufta e zhvilluar në këtë takim. Kundër Prishtinës kam luajtur gjashtë herë dhe në të gjashtë takimet ka pasur penallti, kjo gjë më shqetëson shumë”, tha fillimisht Munishi që deklaroi se skuadra e tij e fitoi me meritë pikën.

“Duhet besim më i madh tek topi i kthyer, duhet besim më i madh te pasimi i fundit, unë besoj se pikën e fituam me plotë meritë”, tha Munishi.

Tutje trajneri i Gjilanit deklaruar se është i pakënaqur me pjesën tjetër të skuadrës që shumë pak e kanë shërbyer sulmuesin Blerim Krasniqi.

“Nuk jam i kënaqur me mos-shfrytëzimin e Krasniqit, është lojtar i fuqishëm dhe gjuan me dy këmbë. Është lojtari që ka shkaktuar më së shumti problem”.

Tutje ai lavdëroi gjyqtarin Dardan Çaka, por përsëri tha se puna e penalltive është e tepruar.

“T’i numëroj ndeshjet që kemi luajtur, gjithmonë po i justifikojnë rastet. Unë nuk dua të jem avokat. Dardani është njëri ndër gjyqtarët më të mirët, por kjo puna e penalltive është tepruar”.

“Prishtinën e kemi rival, është problem por ne e ndalëm me barazim. Përparësi kemi në Gjilan, kjo ka qenë normalisht edhe psikologjikisht kështu. Më pëlqeu lufta, nëse vazhdojmë kështu do të bëjmë shumë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version