Site icon Telegrafi

Munishi ankohet në lojën e ashpër të futbollistëve të Feronikelit

Lideri aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani u ndal sërish në udhëtim, derisa këtë herë vetëm barazoi me Feronikelin në Drenas 1-1.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka reaguar pas barazimit të sotëm me Feronikelin.

Tekniku i suharekasve e pranoi se ishte ndeshje e vështirë për skuadrën e tij dhe i vije mirë që futbollistët reaguan në pjesën e dytë.

“Ndeshja ishte mjaft e vështirë, me një kundërshtar të fortë. Më vjen mirë që reagoi skuadra, sidomos në pjesën e dytë dhe në fund arritëm ta barazojmë rezultatin”, deklaroi Munishi në “ArtSport”.

Tutje numri një i shtabit teknik të Ballkanit, thotë se i vije mirë që u larguan të pamposhtur nga Drenasi, derisa u ankua në lojën e ashpër të skuadrës vendase.

“Më vjen mirë që dolëm të pamposhtur nga këtu, e pakta që e merituam sot ishte një pikë. Atë që e ndryshuam e mbaj për vete, ndryshuam disa gjëra, disa taktika”.

“Besoj që nuk duhet të luajmë ashpër. Sa i përket lojës në pjesën e parë, mundem të them se e kishim të vështirë shkaku i ashpërsisë”, përfundoi Munishi.

Ballkani vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë të renditjes tabelare me 26 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version