Site icon Telegrafi

Munir pret telefonatën e Tottenhamit

Ylli i Barcelonës, Munir El Haddadi shpreson se Tottenhami do të bëjë një ofertë zyrtare për shërbimet e tij para fundit të verës.

Me gjigantin spanjoll që janë në prag të nënshkrimit të një sulmuesi të katërt për të vepruar si zëvendësues i Neymarit, Suarezit dhe Messit, Munir është i vetëdijshëm se minutazhi i lojës do të jenë i vogël në Camp Nou.

Kështu, talenti spanjoll është duke menduar largimin e tij nga skuadra ku u rrit dhe zhvillua si futbollistë, për të kaluar diku ku mund të luaj më shumë.

Lexo po ashtu PSG dhe Schalke pas talentit të Barcelonës

Sipas gazetës spanjoll Sport, skuadra angleze, Tottenhami janë duke monitoruar 20-vjeçarin që disa kohë, me menaxherin Mauricio Pochettino, i cili ka thënë të jetë një tifoz i madh i tij.

Megjithatë, Barcelona do të insistojë që të fus një klauzolë riblerje në ndonjë marrëveshje të mundshme me Spurs, diçka që hierarkia nga Ëhite Hart Lane nuk do të bie dakord për të. /Telegrafi/

Exit mobile version