Telegrafi

Munir mbetet objektiv i Romës

Roma do të provojë të transferojë futbollistin e Barcelonës, Munir El Haddadi, pasi kanë hequr dorë nga ylli i Leicester, Riyad Mahrez.

Klubi italian kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të transferuar algjerianin Mahrez, dhe tani drejtori sportiv i Romës, Monchi ka kthyer interesimin tek Munir, edhe pse kjo marrëveshje nuk pritet të ndodhë derisa Barcelona të gjejë zëvendësuesin e Neymar.

Roma janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për 21 vjeçarin spanjoll.

Munir sezonin e kaluar ka luajtur si i huazuar te Valencia, ku në 39 paraqitje ka shënuar 8 gola, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit.