Sot kanë pasur një ditë me shumë zyrtarët e transferimit të skuadrës së Sevillas.
Pas njoftimit të arritjes së marrëveshjes me Ajaxin rreth Max Woberit, andaluzianët kanë bërë të ditur se kanë arritur të transferojnë edhe një lojtar.
Munir El Haddadi është bërë lojtari më i ri i Sevillas duke braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës.
🚨 We have agreed terms on the signing of @Munirhaddadi from @FCBarcelona!
All the info ➡️ https://t.co/uzbce81pXS#vamosmisevilla pic.twitter.com/NVnPVzQ5GH
— Sevilla FC (@SevillaFC_ENG) January 11, 2019
“Sevilla FC dhe FC Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Munir El Haddadi në ekipin Nervion. Sulmuesi nëse kalon me sukses ekzaminimet mjekësore do të nënshkruan kontratë me klubin tonë”, shkruan në njoftimin e klubit të Sevillas.
Kjo e fundit do të paguajë 1.050.000 për transferimin dhe Munir do të nënshkruaj kontratë të vlefshme për tre sezone me mundësi të zgjatjes edhe për një.
Theksojmë se edhe për shërbimet e lojtarit kanë shprehur interesim edhe Atletico Madrid, Munir zgjodhi ekipin e Sevilla në të cilin sheh më shumë opsione për të luajtur.
Ndryshe, Barcelona lojtarin 23-vjeçar në dy sezonet e kishte huazuar te Alavesi dhe Valencia gjersa është produkt e akademisë së katalunasve, “La Masia”. /Telegrafi/